Subscribe

Plazhi i Porto Novës në Vlorë është një nga destinacionet që po tërheq turistët e huaj. Mungesa e hapësirave private si dhe struktruave të tjera akomoduese në këtë vijë bregdetare të Zvërnecit, ka bërë që shumë pushues nga vende të ndryshme të botës ta kthejnë, atë në një sheshpushim kampingu.

 

“Vij nga Gjermania dhe së bashku me gruan vendosëm të udhëtojmë me furgonin tonë në Greqi/Kroaci/Shqipëri. Periudha e pandemisë na shërbeu për ta transformuar furgonin tonë në një mjet jo vetëm transporti, por dhe jetese. Ky vend ku jemi aktualisht është jo shumë i ndotur dhe pa restorante dhe kjo është ajo që duam të shijojmë.”

“Jam Peter nga Çekia…më pëlqejnë pushimet malore, por sot ndodhemi në këtë breg kaq të bukur pa njerëz.”

 

Bukuria natyrore dhe qetësia janë ato se çfarë kërkojnë këta pushues të huaj në këto ditë të nxehta vere.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *