Një sherr u regjistrua mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Llogara-Orikum, në afërsi të një lokali.

 

Dy turistë, drejtues mjetesh, nisën një konflikt me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Në sherr më pas u përfshinë edhe pasagjerët që ndodheshin në mjetet e tyre.

 

Sipas policisë, nuk ka persona të dëmtuar dhe po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *