Kryeministri Edi Rama u shpreh i irrituar me komentuesit në rrjetet sociale këtë të premte.

Ramën e kanë acaruar disa komente negative nga qytetarët, pas tullës së parë të vënë sot që shënon edhe nisje e procesit të rindërtimit pas tërmetit.

“Duke ndjekur komentet tuaja në makinë gjatë kthimit në zyrë pasi vumë tullën e parë të Rindërtimit sot, më ra në sy që disa nga ju kapeshin tek “4 fijet e hekurit” të kolonës mbajtëse të shtëpisë, duke përqeshur, sharë e deri edhe mallkuar, sepse sipas tyre, shtëpia do binte nga era, paratë ishin vjedhur, njerëzit ishin mashtruar, etj. Po si ka mundësi si(!), si ka mundësi që mllefi, verbëria, padurimi a ku di unë se çfarë, t’i shtyjnë disa deri në këtë pikë dhe të mos e kuptojnë as vetë se sa qesharakë bëhen, kur fjala e keqe u vjen si kryefjala e mendimit të tyre edhe kur, dreqi e mori, shohin një punë të mirë! Po si ka mundësi që edhe njerëz që punojnë, djersijnë, jetojnë me mundin e tyre, kur vjen puna për të parë punën e të tjetrit a tonën në këtë rast, verbohen dhe prishin gojën pa asnjë gajle pavarësisht se sa e gabuar është ajo që thonë!”

Sipas Ramës, kollona me 4 fije hekur është thjesht skeleti i kolonës që mbushet me hekur. Shefi i qeverisë shtoi se rindërtimi do të jetë një faqe e bukur e punës së socialistëve për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *