Nga tsunami i së shtunës në Indonezi kanë humbur jetën 373 persona, të paktën 1,459 të lënduar dhe mbi 100 të zhdukur.

 

Tsunami goditi bregdetin në provincën Banten. Sipas presidentit indonezian Joko Ëidodo, i cili ka inspektuar këtë të hënë shkatërrimet e shkaktuara nga tsunami përgjatë ngushticës Sunda.

 

“Ne ende po evakuojmë njerëzit, po evakuojmë viktimat dhe po kujdesemi për të dëmtuarit, ata që janë në klinika dhe spitale, kjo është zgjidhja për situatën e tanishme”.

 

Presidenti inspektoi dëmet në një vendpushim të goditur rëndë në provincën Banten, për të cilin Kryqi i Kuq thotë është një nga zonat më të prekura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.