Subscribe

Në një klimë të ashpër debati politik, reforma në drejtësi do të jetë kryefjala e debatit në takimin e Dialogut te Nivelit të Lartë Shqipëri – Bashkimi Europian. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, pret që Komisionieri për Zgjerimin Johanes Han, të cilin nuk e sheh në rolin e negociatorit mes palëve, të flasë drejtpërdrejt për këtë reformë, si kusht prioritar për hapjen e negociatave. Konflikualiteti politik, sipas Gjoshes, po dëmton procesin e integrimit. Megjithatë, në takimin e së mërkurës pritet të vlerësohet progresi në prioritetet e vendosura nga Komisioni Europian. Por, Gjosha pranon se procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave, mbetet një ndër çështjet që kërkon zgjidhje. Komisioneri Johanes Han mbërrin në Shqipëri mbrëmjen e së martës dhe do të ketë një darkë pune me kryeministrin Edi Rama. Të mërkurën ai do të takohet me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe më pas do të marrë pjesë në Dialogun e Nivelit të Lartë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *