Marilyn Monroe ka qënë sex simbol i viteve 1950. Aktore, modele dhe këngëtare, e lindur në Kaliforni ajo u bë muzë frymëzimi për mijëra vajza dhe gra në mbarë botën. Por duket se edhe pas vdekjes së saj, ajo ende vazhdon të shkaktojë zhurmë.

 

Bëhet fjalë për statujën e famshme, me fustan të bardhë duke valëzuar nga era që i ekspozon këmbët dhe me buzëqeshje të stampuar në ftyrë. Vendosja e statujës 8 merta të lartë përpara një kishë protestante në Connecticut, ka shkaktuar jo pak reagime.

 

Besimtarët janë shprehur se nuk është e hijshme që statuja e saj  gjysëm e zhveshur, të jetë përpara kishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *