Ndërkohë që luftimet në lindje të Ukrainës vazhdojnë me intensitet të lartë duke rrezikuar edhe centralin bërthamor të Zaporizhinjas, sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha gjatë një konference në Kopenhagen e cila mblodhi 1.5 miliardë fonde për Ukrainën se pushtimi rus i Ukrainës ka dështuar.

 

BEN WALLACE

 

SEKRETARI BRITANIK I MBROJTJES

 

Ata kanë dështuar deri më tani dhe nuk ka gjasa të kenë sukses ndonjëherë në pushtimin e Ukrainës. Pushtimi i tyre është rimodifikuar vazhdimisht në masën që ata me të vërtetë janë duke u fokusuar vetëm në pjesë të jugut dhe në lindje, një rrugë e gjatë e shumë larg operacionit të tyre të ashtuquajtur special treditor. Tri ditë janë tashmë mbi 150 ditë dhe gati gjashtë muaj, me humbje të mëdha të konsiderueshme si të pajisjeve, ashtu edhe të personelit rus

 

Sekretari i Mbrojtjes tha se ishte e rëndësishme të kuptohej se luftimet dhe humbjet e jetëve po ndodhin ende, por shtoi se Rusia po dështon. Ai vuri në dukje se mbështetja e Perëndimit për Ukrainën do të vazhdojë në luftën e saj për ekzistencë, rindërtim dhe përparim.

 

Nga ana tjetër ministria turke e Mbrojtjes beri te ditur se dy anije të tjera me drithë janë larguar nga portet e Ukrainës në Detin e Zi.

 

Një nga mjetet lundruese me 3 mije tonë grurë dhe tjetri me 60 mijë tonë misër tashme janë rrugës për në destinacionet përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.