Rreth 100 predha artilerie janë zbuluar mesditën e sotme në njësinë administrative në Bradashesh, të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se efektivët e EOD, të batalionit xhenier të Komandës mbështetëse të FA, në më pak se 2 orë kanë bërë të mundur zbulimin e këtyre municioneve.

Predhat u konstatuan në afërsi të lumit, e ndërsa në operacion asistuan edhe efektivë të Policisë së Shtetit.

Kërkesa për ndërhyrje është bërë nga Prefekti i Elbasanit, Gledjan Llatja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *