Presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë në Fox Neës është shprehur se Zelensky është mosmirënjohës ndaj SHBA-ve për ndihmën ushtarake të dhënë në tre vite.
Ai tha se presidenti ukrainas mori para nga administrata e Joe Biden si karamele nga një fëmijë.
“Unë nuk mendoj se ai është mirënjohës. Ne i dhamë 350 miliardë dollarë dhe ai flet për faktin se janë ata që po luftojnë dhe janë të guximshëm sepse dikush duhet të përdorë armë”, tha Trump.
Trump on Zelensky:
He took U.S. money like candy from a baby… I don’t think he’s grateful.
They fought because someone had to use the weapons. pic.twitter.com/fQbBljSMsg
— Clash Report (@clashreport) March 9, 2025
Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se ai ka qenë shumë i ashpër me Rusinë, më i ashpër se kushdo që ka qenë ndonjëherë me Rusinë.
Ndërkohë nga ana tjetër, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se do të shkojë në vendin e Lindjes së Mesme të hënën për të takuar Princin e Kurorës Mohammed bin Salman. Pas vizitës së tij, ekipi ukrainas do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët amerikanë.
/vizionplus.tv




