Presidenti amerikan Donald Turmp përmes një postimi në rrjetin social Twitter, publikon foton e qenit që ndihmoi forcat Delta për të vrarë liderin e ISIS, Abu Bakr Al Baghdadi.

 

Në postimin e tij Trump shkruan se qeni në foto ka dhënë një ndihmë të madhe në kapjen dhe vrasjen e Udhëheqësit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.

 

Ndërkohë kreu amerikan i shtetit të hënën deklaroi se do të publikojë një pjesë të videos të filmuar të shtunën gjatë operacionit të forcave speciale në Siri, ku u vra kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *