Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një deklaratë për mediat me rastin e festës së Falënderimeve, është shprehur se nëse Joe Biden certifikohet si fitues i zgjedhjeve nga Kolegji Elektoral, ai do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

 

Por Trump ka theksuar se ky vendim do të ishte i vështirë për atë pasi ka këmbëngulur se votat janë vjedhur.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA-së

 

 “Sigurisht që do ta bëj. Dhe ju e dini këtë. Por unë besoj se do të ndodhin shumë gjëra deri në 20 janar. Nëse kolegji zgjedhor shpall fitues demokratin, do të bëjë një gabim të madh pasi votat janë të vjedhura. Do të jetë një gjë shumë e vështirë për ta pranuar sepse ne e dimë se këto zgjedhje ishin një mashtrim. Koha nuk është në anën tonë, gjithçka tjetër është në anën tonë, faktet janë në anën tonë”

 

Ndërkohë Trump nuk kursyer as sulmet në drejtim të gazetarëve. Në një moment kur kreu i Shtëpisë së Bardhë po fliste për padrejtësinë e zgjedhjeve është ndërprerë nga një reporter, çka ka sjellë zemërimin e tij.

 

 

“Mos flisni me mua në atë mënyrë. Unë jam Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Mos flisni kurrë me presidentin në atë mënyrë.”

 

Kolegji i zgjedhor do të mblidhet më 14 dhjetor për të zyrtarizuar rezultatin.

Trump deri tani ka refuzuar të pranojë plotësisht humbjen, edhe pse javën e kaluar ai ka lejuar zyrtarisht ekipin e presidentit e zgjedhur të fillonte procesin e tranzicionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *