Unë besoj në NATO, tha Presidenti i SHBA Donald Trump në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit mbi shpenzimet e mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel.

 

Trump sqaroi se angazhimi i SHBA ndaj NATO-s “mbetet shumë i fortë”. ai u shfaq i kënaqur ndërsa theksoi se shtetet anëtare të Aleancës kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes gjatë vitit të kaluar, me 33 miliardë dollarë.

 

Por presidenti amerikan vuri në dukje edhe mospëlqimin e tij ndaj atyre aleatëve që kishin dhënë kontribute të vogla.

 

Trump këmbënguli që shpenzimet e mbrojtjes së aleatëve në të ardhmen duhet të rriten në 4% të PBB-së.

 

NATO është shumë më i fuqishëm se sa dy ditë më parë, mbledhja ishte fantastike dhe me një frymë të befasishme. Arritëm një progres të jashtëzakonshëm. Ishte vërtet mbresëlënëse të shihje frymën që mbizotëronte në sallë. Mund ta tërheq Amerikën nga NATO. Them se mund ta bëj këtë, por është e panevojshme. Ata u angazhuan sot, siç nuk janë angazhuar kurrë më parë. Unë kam besim te NATO. NATO është gjeja me e mire qe është bere ndonjëherë. Jemi ne negociata me Bashkimin Europian për buxhetin.

 

Në lidhje me tonet e ashpra ndaj Gjermanisë, presidenti u shpreh se duhet të bëhet e qartë se çfarë po ndodh me tubacionet e gazit që vijnë nga Rusia. Megjithatë sipas Trump, të gjitha vendet aleate duhet të kenë marrëdhënie të shkëlqyera me Moskën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *