Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përgëzuar liderin kinez Xi Jinping, për ngritjen e jashtëzakonshme pas Kongresit të Partisë Komuniste.
Gjatë një bisede telefonike me Xi Jiping, Trump foli edhe për vizitën e tij në Kinë muajin e ardhshëm, tregtinë mes dy vendeve, por edhe për Korenë e Veriut.
Në një intervistë televiziveTrump u shpreh se Presidenti kinez është një njeri shumë i mire, me të cilin ka një marrëdhënie të shkëlqyer.
Raportet mes SHBA dhe Kinës janë tensionuar kohët e fundit për shkak të kontradiktave territoriale që Pekini ka me fqinjët, si dhe për qëndrimin neutral për sanksionet kundër Koresë së Veriut.
Edhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka dërguar një mesazh urimi presidentit Kinez.
Agjencia Shtetërore e vendit komunist shkruan se Kim Jong Un, në mesazhin e urimit shpreh bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve do të zhvillohen në interes të dy palëve. Kina mbetet aleati më i ngushtë i Koresë së Veriut, ndonëse raportet mes tyre janë ftohur për shkak të testeve bërthamore dhe raketore të Penianit.
Një ditë më parë, Partia Komuniste e Kinës, vendit të dytë me ekonominë më të zhvilluar në botë, prezantoi komitetin e ri drejtues. Por Xi Jiping nuk përfshiu asnjë trashëgimtar, për të dëshmuar kalimin e pushtetit, gjë që do të thotë se ai do të jetë në krye të vendit komunist edhe në vitet në vijim.
Emri i tij, një nga udhëheqësit më të fuqishëm në historinë e Kinës moderne, u shkrua edhe në Kushtetutë, duke e ngritur atë në një nivel me themeluesin e partisë Komuniste Kineze, Mao Ce Dun.





