“Ukraina mund të mos jetë në gjendje t`i mbijetojë luftës me Rusinë, edhe me mbështetjen e SHBA-së.”
Kështu është shprehur president amerikan Donald Trump në një intervistë për
Fox News, ndërsa mbrojti vendimin e tij për të tërhequr mbështetjen për Kievin.
“Epo, Ukraina mund të mos mbijetojë gjithsesi. Ne i kemi disa dobësi përballë Rusisë. Shiko nuk do të ndodhte ajo luftë dhe ndodhi . Dhe tani kemi ngecur në këtë rrëmujë”
Trump e quajti sërish presidentin ukrainas mosmirënjohës për ndihmën e dhënë nga Shtetet e Bashkuara.
“Ajo që bëri ishte si të merrte karamele nga një fëmijë. Zelensky është një djalë i zgjuar dhe një djalë i ashpër dhe ai mori para nga ky vend nën presidencën e Biden si karamelet nga një fëmijë. Ishte kaq e lehtë. Unë thjesht nuk mendoj se ai është mirënjohës.”
Një koment Donald Trump e kishte edhe për armët bërthamore, të cilat i cilësoi përbindësha.
“Ne shpenzojmë shumë para për armë bërthamore. Niveli i shkatërrimit është përtej çdo gjëje që mund të imagjinoni. Nuk duhet të shpenzohen gjithë këto para për diçka që nëse përdoret, ndoshta është fundi i botës”.
Ndërkohë president i ukrainas Volodymir Zelensy po fluturon për në Arabinë saudite , për tu takuar me princin Mohammed bin Salman. Nesër dy delegacionet e Ukrainës dhe SHBA-së pritet të diskutojnë në lidhje me fundin e luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme.




