Rivalët e tij politikë janë “banditë dhe tiranë” të cilët “nuk e kanë idenë për gjigantin e fjetur që kanë zgjuar”.

 Donald Trump nuk i ka kursyer akuzat e forta ndaj demokrateve pergjate nje takimi në Youngstown, Ohio, kur ishte për të mbështetur kandidaturën e JD Vance për Senatin.

Ish-presidenti foli me mbështetësit e tij për një Amerikë pa kufi “të pushtuar nga miliona” emigrantë të paligjshëm, një ekonomi në rënie dhe “rritje të të shtënave për përdhunime”.

 

Manjati sulmoi liderin e republikanëve në Senat, Mitch McConnell, duke e quajtur demokrat ndersa komentoi edhe hipotezen e  kandidaturës së tij të mundshme në vitin 2024 per Presidencialet;

 

 “Kam kandiduar dy herë dhe kam fituar dy herë. Mund ta bëja përsëri”, përsëriti Trump./Ansa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *