Ndërsa kongresi amerikan vijon përgatitjet për procedurën e shkarkimit të presidentit, Donald Trump shprehet se kjo është qesharake dhe vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e politikës. Kreu i shtëpisë së bardhë sulmoi sërish kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke thënë se ato përbëjnë rrezikun më të madh për vendin.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

 

“Mendoj se kompanitë e mëdha të teknologjisë po e dëmtojnë jashtëzakonisht vendin tonë dhe besoj se do të jetë katastrofike prirja e tyre për të na ndarë. Unë e kam paralajmëruar këtë dhe tani fatkeqësisht po e shohim të ndodhë. Fjalimi im para trazirave ishte plotësisht i përshtatshëm, por fajëlt e mia janë vandalizuar qëllimisht për të përhapur zemërim e dhunë.”

 

Votimi për fajësimin e dytë të presidentit Trump do të zhvillohet të mërkurën. Dhoma e Përfaqësuesve prezantoi të hënën një rezolutë për gjykimin e tij, nën akuzat për “nxitje të kryengritjes”.

 

Ndërkohë, pas ngjarjeve të paprecedenta të 6 janarit ne Capitol Hill, agjencitë ligjzbatuese në Amerikë kanë ngritur shqetësimin, se skena të ngjashme mund të përsëriten, jo vetëm në Uashington por në të 50 shtetet, nga data 16 deri më 20 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *