Presidenti Donald Trump është pritur me protesta sot në Manila, ku do të marrë pjesë në takime të organizuara nga Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore.

 

Rreth 3500 protestues u përpoqën të marshonin drejt Ambasadës Amerikane, duke bërë thirrje për largimin e presidentit Trump me akuzat se qeveria amerikane është në kërkim të luftërave të reja. Filipinet kanë qenë për 50 vjet koloni amerikane.

 

Përpara se të shkonte në Manila, Presidenti Trump u takua në Hanoi me Presidentin vietnamez Tran Dai Quang, te cilit i ofroi ndërmjetësimin e tij për mosmarrëveshjen për Detin e Kinës së Jugut.

 

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp Trump tha se Vietnami ka njohur  rritje të shpejtë të eksporteve drejt Amerikës dhe përsëriti paralajmërimin se Koreja e Veriut përfaqëson një kërcënim për stabilitetin në rajon.

 

Vizita ne Filipine është e fundit per turin aziatik 12 ditor te presidentit Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *