Presidenti i SHBA, Donald Trump pezullon fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit.

Kjo u njoftua nga vetë presidenti amerikan, duke kritikuar ashpër OBSH që nuk arriti të merrte informacion në kohë për koronavirusin.

Sipas Trump, OBSH ka keqpërdorur dhe mbuluar përhapjen e koronavirusit.

“Gabimet e tyre kanë kushtuar jetë njerëzore”, tha ai.

Fondet për afro 500 milionë dollarësh nga SHBA për OBSH do të pezullohen ndërsa administrata kryen një ekzaminim se si Organizata ka menaxhuar koronavirusin, shpjegon Trump.

Sidoqoftë, është e paqartë kur pagesa amerikane për OBSH do të pezullohet apo sa autoritet ka Trump për ta bërë diçka të tillë, duke pasur parasysh se ato janë të autorizuara nga Kongresi.

Vendimi i Trump vjen në një kohë kur vetë ai është sulmuar dhe kritkuar gjerësisht për menaxhimin e pandemisë dhe veçnaërisht për vonesat e tij në vendimmarrje. Ai ka deklaruar se rihapja e SHBA është e afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *