Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti përpjekjet e Kinës për të bërë presion ndaj Koresë së Veritu duke theksuar se si këmbim kishte hequr dorë për momentin nga kërcënimet për një luftë tregtare kundër Pekinit, në një intervistë të publikuar sot.

 

Duke përmendur takimin e fundit me presidentin kinez, Xi Jinping në residencën e tij private në Florida, Donald Trump përsëriti për stacionin televiziv amerikan “Fox News” se kishte zhvilluar një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin kinez.

 

“Pra, çfarë duhet të bëj? Të filloj një luftë tregtare kundër Kinës, ndërkohë që ajo po punon për një problem shumë delikat, me Korenë e Veriut?”, theksoi Donald Trump.

 

“Pra, do ta trajtoj Kinën me respekt, kam një respekt të madh për të. Do të shikojmë tashmë se çfarë mund të bëjmë”, shtoi ai.

 

Donald Trump nuk ka reshtur gjatë fushatës së akuzuari Pekini për nënvlerëmin artificialisht të monedhës së tij dhe ka kërcënuar për vendosje të taksave të rënda ndaj importeve kinezze. Por ai bëri një ndryshim të kujdeshshëm që prej takimit me Xi Jinping më 6 dhe 7 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *