Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbajti fjalimin e tij të parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Florida, Trump foli para mbështetësve  për të ardhmen duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit në politikë.

“Qëndroj sot para jush për të deklaruar se rrugëtimi i jashtëzakonshëm që nisëm së bashku katër vjet më parë është shumë larg nga të qënit i përfunduar. Jemi mbledhur këtë pasdite për të folur për të ardhmen – të ardhmen e lëvizjes sonë, të ardhmen e partisë tonë dhe të ardhmen e vendit tonë të dashur”, tha Trump.

Trump hodhi akuza të forta ndaj presidentit Joe Biden, duke thënë se me vendimet e tij të para në krye të Shtëpisë së Bardhë e ka kthyer Amerikën pas.

“Joe Biden, në muajin e parë në detyrë, ka qenë presidenti më katastrofik në historinë moderne. Administratës së re iu deshën vetëm disa javë për ta kthyer këtë arritje të madhe në një katastrofë të vetë-shkaktuar të sigurisë kombëtare. Në një muaj të shkurtër, ne kemi shkuar nga Amerika e para  në Amerikën e fundit.”

Donald Trump përsëriti se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se fituesi i vërtet i garës presidenciale ishte ai.

“Siç e dini ata e humbën Shtëpinë e Bardhë. Këto zgjedhje u manipuluan.Ju fituat. Ata nuk kishin guxim për të marrë vendimin e duhur.”

Ish-presidenti amerikan hodhi poshtë zërat për krijimin e një partie të re, duke i cilësuar njoftime të rreme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *