Numri i personave të infektuar me koronavirus në SHBA ka shkuar në 11 500 ndërsa 171 të tjerë e kanë humbur betejën me sëmundjen. Presidenti Donald Trump firmosi Ligjin për Prodhimin e Mbrojtjes, që i jep mundësinë administratës së tij të detyrojë industrinë amerikane të prodhojë artikuj mjekësorë që janë në sasi të pamjaftueshme, në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave është aktivizuar në nivelin më të lartë në gjithë vendin.Presidenti Trump njoftoi gjithashtu për dislokimin e dy anijeve të marinës amerikane, Comfort and Mercy. Anijet janë si spitale dhe shpesh dislokohen për ndihmë humanitare për katastrofa natyrore.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper njoftoi se spitalet ambulante të ushtrisë amerikane, po përgatiten për dislokim dhe se departamenti i tij do të vërë në dispozicion deri në 5 milionë maska N95 dhe pjaisje të tjera personale mbrojtëse.

Administrata ka në plan të mobilizojë Korpusin e Inxhinierëve të Ushtrisë për të krijuar objekte të reja mjekësore në përgjigje të epidemisë, një plan që ka nevojë për mbështetjen e sektorit privat.

Ndërkohë në kryeqytetin amerikan, stacionet e metrosë janë pothuajse të zbrazëta, ndërsa autoritetet i nxisin banorët të rrinë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *