Presidenti i Shteteve te Bashkuara Donald Trumpn ka bërë të ditur se numri i personave të infektuar me coronavirus në të gjithë vendin po rritet. Gjatë deklaratës së tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump paralajmeroi rendimin e situates.

“Me të gjitha gjasat, fatkeqësisht situata do të përkeqësohet para se të përmirësohet”.

Por presidenti i cili më herët është shprehur kundër përdorimit të maskës me detyrim ka nxitur qytetarët e tij të vendosin maska mbrojtëse në mënyrë që të ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

“Pavarësisht nëse ju pëlqen maska apo jo, ato kanë një ndikim. Unë personalisht jam mësuar me maskën. Ne po kërkojmë nga të gjithë, nëse nuk keni asnjë mundësi distancimi, atëherë përdorni një maskë.”

Gjatë muajve të fundit, presidenti Trump kishte refuzuar vendosjen e maskës mbrotjëse në publik, madje ai tha që nuk ka për qëllim ta bëjë atë të detyrueshme.


Por duket se kreu i Shtepise se Bardhe ka ndryshuar qendrim më shumë si një kundërpergjigje ndaj kundërshtarit të tij në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden. Ky i fundit fajësoi Trump për dështimin e menaxhimit të situatës së pandemisë.

SHBA-të janë vendi më i prekur nga koronavirusi. Rreth 3.8 milion amerikanë janë infektua dhe ë shumë se 141’000 kanë humbur betejën me sëmundjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *