Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë më 20 janar në ceremoninë e Inagurimit, ku do të bëhet betimi i presidentit të zgjedhur Joe Biden.

“Për të gjithë ata që kanë pyetur, nuk do të shkoj në inaugurim më 20 janar”, ka shkruar Trump në “Twitter”.

Kjo deklaratë erdhi pasi Trump pranoi humbjen në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe garantoi se do të sigurojë një kalim të qetë e të sigurt të pushtetit.

Trump ka këmbëngulur se i kishte fituar zgjedhjet presidenciale, të shoqëruara sipas tij me manipulime dhe parregullsi, por këto pretendime u hodhën poshtë nga organet e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *