Presidenti i SHBA-së, Donald Trump theksoi sot se një amerikan bënte pjesë në tre personat që u vranë në atentatin e përgatitur të mërkurën në Londër pranë Parlamentit britanik dhe të marrë përsipër nga ISIS-i.
“Një amerikan i madh, Kurt Cochran, u vra në sulmin terrorist të Londrës. Lutjet dhe ngushëllimet e mia i shkojnë familjes dhe miqve të tij”, shkruan Trump në profilin e tij “Twitter”.





