Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

Trump: Mund të vizitojë Kinën në një të ardhme jo shumë të largët

22 Korrik 20:39

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai mund ta vizitojë Kinën së shpejti, paralajmërim që vjen në një kohë kur tensionet tregtare dhe të sigurisë janë të larta.

“Presidenti i Kinës, Xi Jingpingmë ka ftuar në Kinë dhe ne ndoshta do ta realizojmë këtë vizitë në një të ardhme jo shumë të largët”, tha ai për gazetarët në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Jo menjëherë, por as shumë larg. Më kanë ftuar shumë njerëz dhe ne do t’i marrim këto vendime shumë shpejt”, shtoi ai.

Agjencia Reuters ka raportuar, duke u thirrur në dy burime, se ndihmësit e Trumpit dhe Xisë kanë diskutuar për një takim të mundshëm mes udhëheqësve gjatë një udhëtimi në Azi që Trump do të realizojë më vonë gjatë këtij viti. Por, këto raportime nuk janë konfirmuar nga pala kineze e as amerikane.

Trump i bëri komentet për takimin me Xinë gjatë një takimi me presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., aleat kyç në Paqësor, i cili sipas Trumpit me sukses është larguar nga ndikimi i Kinës.

Trump ka synuar të ulë tensionet me Pekinin në javët e fundit, pasi janë pezulluar tarifat e ndërsjella tregtare, që ka tronditur tregtinë dhe zinxhirët globalë të furnizimit.

Ai ka synuar të vendosë tarifa pothuajse për të gjitha mallrat e huaja, duke argumentuar se kjo do të nxisë prodhimin vendas.

Ai ka propozuar një tarifë bazë prej 10% për të gjitha mallrat e importuara nga të gjitha vendet, me norma më të larta për disa shtete të veçanta, përfshirë Kinën. Importet nga Kina aktualisht përballen me normën më të lartë të tarifave, prej 55%.

Presidenti Trump ka vendosur si afat datën 12 gusht për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme për tarifat mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kinë trump Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për banesat është shmangur

më shumë...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për të shmangur përshkallëzimin

më shumë...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët: Dimali duhet të jetë bashki

më shumë...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e luftës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj: Dominojnë tr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.