Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, duke folur per situatën e trazuar në Venezuelë, i është përgjigjur kërkesës së presidentit Nikolas Maduro. Shtëpia e Bardhë, njofton se presidenti Trump do të flasë me udhëheqësin e Venezuelës sapo në vend të rikthehet demokracia. Pas vendosjes  se sanksioneve të reja ndaj Venezuelës, Trump e ka përshkruar situatën si një rrëmujë të rrezikshme. Ai  nuk e ka përjashtuar opsionin për ndërhyrje ushtarake. Ministri i mbrojtjes i Venezuelës u shpreh se komentet e presidentit amerikan janë një akt çmendurie.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *