Presidenti Donald Trump ka bërë një kthesë 360 gradë gjatë javëve të fundit në lidhje me mënyrën sesi duhet menaxhuar pandemia e koronavirusit.

Trump, u shkruajti të gjithë mbështetësve të tij duke i ftuar ata që të përdorin maskën sepse, sic tha vetë presidenti amerikan “atdhetarët e veshin atë”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nënvizon se “ka pasur disa konfuzione në lidhje me përdorimin e maskës, por unë mendoj se është diçka që të gjithë duhet të përpiqemi të bëjmë kur nuk jemi në gjendje të mbajmë distancën shoqërore”.

Në letër presidenti theksoi se nuk i pëlqen as ta veshë atë. Sidoqoftë, maskat, kujtoi ai, “ndoshta mund të na ndihmojnë të kthehemi në stilin e jetës sonë amerikane që aq shumë prej nesh e vlerësojnë me të drejtë.”

Ndërkohë, ngjitja e kurbës së përhapjes së Covid-19 po përparon. Shtetet e Bashkuara raportuan 46,321 raste të tjera dhe 532 vdekje të koronavirusit brenda 24 orëve të hënën, sipas llogaritjes së Universitetit Johns Hopkins. Gjithsej në SHBA të prekurit nga pandemia kanë shkuar në 4.711.323 raste ndërsa viktimat janë 155.366.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *