Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se kryeministri kanadez Mark Carney po kërkon të arrijë një marrëveshje tregtare dhe do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë brenda javës së ardhshme.
Trump tha se e përgëzoi Carney-n për fitoren e tij në zgjedhje.
“Ai më telefonoi dje, tha ‘le të bëjmë një marrëveshje’”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi të kabinetit.
Trump tha se Carney “nuk mund të kishte qenë më i sjellshëm dhe e përgëzova”.
Ai tha se udhëheqësi kanadez do të vinte në Shtëpinë e Bardhë brenda një jave.
Trump tha se zgjedhjet kanadeze të kësaj jave dërgojnë një “sinjal shumë të përzier sepse janë pothuajse të barabarta, gjë që e bën shumë të komplikuar për vendin. Është një garë mjaft e ngushtë”./vizionplus.tv