Gjatë Samitit në Bruksel, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që të ndajnë 4% të bruto prodhimit vendor në shpenzimet ushtarake.

 

Kjo do të thotë dyfishi i cakut aktual.

 

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trump po ashtu kritikoi fuqishëm Gjermaninë për shpenzimet, siç tha ai, të pamjaftueshme në mbrojtje dhe “varësinë e saj energjetike nga Rusia”.

 

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se fokusi kryesor i të gjitha vendeve anëtare duhet të jetë arritja e cakut aktual: 2% e bruto prodhimit vendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *