Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raportuar 1800 vdekje në 24 orë, shifra më e lartë deri më tani ndërsa autoritetet paralajmërojnë se kulmi i pandemisë së koronavirusit nuk ka mbërritur ende.

 

Presidenti Donald Trump në një konferencë për shtyp kërcënoi organizatën botërore të shëndetësisë me shkurtim fondesh pasi sipas tij, ajo është përqëndruar tek Kina dhe nuk i ka dhënë këshillimin e duhur uashingtonit në përballimin e  emergjencës.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Organizata Botërore e Shëndetësisë përfiton shumë para nga SHBA dhe ata në fakt kritikuan e nuk ishin dakort me kufizimet në udhëtim që vendosa. Ata kanë gabuar edhe për shumë gjëra e informacionë më herët, duket se janë kinacentrikë. Ne duhet t’i rishikojmë edhe njëherë fondet që merr organizata. Ata i quajtën të gabuara masat ndërkohë që tani jemi në mes të një emergjence të tmerrshme kombëtare.”

 

Më shumë se 400 mijë persona në të 50 shtetet janë infektuar ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është rreth 13 mijë, 4 mijë prej tyre vetëm në Neë York.

 

Administrata Trump i kërkoi Kongresit një tjetër fond prej 250 miliardë dollarësh në formë asistence urgjente për biznesin e vogël që po vuan pasojat e pandemisë.

 

Nëse miratohet, ky fond do t’i shtohet 349 miliardë dollarëve në formën e kredive të buta, të miratuara më 27 mars, si pjesë e masave stimuluese ekonomike me vlerë totale prej 2.3 trilionë dollarësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *