Vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve presidenciale ku do të kërkojë një mandat të dytë, Donald Trump duket i zhgënjyer nga rrjeti i tij i preferuar social. Tëitter ka sulmuar presidentin për lajme të rreme duke i sugjeruar ndjekësve që të kontrollojnë vërtetësinë e dy postimeve të tij, të pabazuara.

Donald Trump deklaroi se votat e dërguara me postë do të lejonin “manipulime të konsiderueshme” dhe rrjedhimisht zgjedhje të manipuluara. Ai veçoi guvernatorin e Kalifornisë lidhur me këtë temë, megjithëse ky nuk është shteti i vetëm që lejon vota me postë.Kompania Tëitter paralajmëroi se pretendimet e presidentit janë të pasakta dhe kundërshtohen nga faktet.

“Presidenti Trump ngre pretendime të pabaza se fletëvotimet e dërguara mepostë do të çojnë në falsifikime votash” shkruante një faqe pasuar me shpjegime për ato që i cilësonte si pretendime të pavërteta.

Por kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e fshehu zemërimin duke e akuzuar kompaninë se po ndërhyn në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin nëntor.

“Twitter tani po ndërhyn në Zgjedhjet Presidenciale të vitit 2020. Ata thonë se deklarata ime për postat elektronike, e cila do të çojë në korrupsion dhe mashtrim masiv, është e pasaktë, bazuar në kontrollimin e fakteve nga Fake News CNN dhe Amazon Washington Post….”-u përgjigj Trump.

Presidenti Donald Trump është vendosur në qëndër të kritikave edhe pas refuzimit të përsëritur për të mbajtur maskën në publik. Kundërshtari i tij, Joe Biden e ka quajtur “një të cmendur” që po rrezikon jetën e mijëra njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *