Më pak se dy javë para udhëtimit të tij të planifikuar në Danimarkë, Presidenti Donald Trump njoftoi në Twitter se e ka shtyrë vizitën e tij në Kopenhagën pasi kryeministrja e këtij vendi kundërshtoi idenë e tij për blerjen e Groenlandës duke e quajtur absurde.

 

“Danimarka është një vend shumë i veçantë me njerëz të jashtëzakonshëm, por bazuar në komentet e kryeministres Mette Frederiksen, se ajo nuk do të kishte asnjë interes të diskutonte blerjen e Groenlandës, do ta shtyj takimin tonë të planifikuar, për një herë tjetër”.

 

Trump konfirmoi interesin e tij për të blerë ishullin e akullt, duke u thënë gazetarëve se Groenlanda po e dëmton Danimarkën pasi menaxhimi I saj ekonomik kushton shumë.

 

Por në kundërpërgjigje, kryeministrja daneze tha se Groenlanda nuk është territor Danez. Groenlanda i përket Greenlandës. Prandaj nuk është në shitje” u shpreh shefja e ekzekutivit

 

Propozimi i presidentit amerikan nxiti më shumë debatin kur pak dite me pare ai postuar në twitter një meme ku shihej kulla Trump, ne Groenlande e shoqëruar me diçituren “Unë premtoj se nuk do ta bëj këtë në Groenlandë! “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *