Ndërsa mbeten vetëm pesë ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, kreu i shtëpisë së bardhë, duke iu referuar seancës dëgjimore në senat të gjigandëve të teknologjisë, ka tërhequr vëmendjen mbi ndërhyrjen e tyre në zgjedhje.

Donald Trump ka premtuar  se do të vijojë një hetim i rreptë për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve.

 

“Google, facebook, twitter apo kushdo qoftë, qëkurse kandidova dhe fitova zgjedhjet kanë qënë kundër meje sepse vura në pikëpyetje fuqinë e tyre. Dhe tani i kanë çuar çështjet në një tjetër nivel. Për shembull, ata po fshehin korrupsionin e Joe Biden, nuk po i lënë të vërtetat të qarkullojnë në rrjete. Edhe pse ka prova dhe fakte të forta, ju nuk po lejoheni ti shihni ato. Prandaj duhet folur për të mëdhenjtë e teknologjisë, ndoshta edhe duhen ndaluar në një farë mënyre sepse ata po ju mohojnë të drejtat tuaja.”

 

Kompanitë e medias sociale mbrohen nga përgjegjësia për materiale që postohen në faqet e tyre në bazë të klauzolës 230 të Ligjit për Komunikim Civil të vitit 1996. Por republikanët argumentojnë se ky përjashtim për kompani si Facebook dhe Twitter u lejon atyre të censurojnë materiale bazuar në pikëpamje të caktuara politike dhe të përdorin fuqinë e tyre të konsiderueshme për të ndikuar debatin publik.

Ndërkohë presidenti Donald Trump dhe kundërshtari demokrat Joe Biden, janë përballur ashpër në qëndrimet e tyre mbi menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Kreu i shtëpisë së bardhë deklaroi se vota për Biden është një rrugë e hapur drejt rrënimit ekonomik dhe mbylljes së vendit.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

 “(min 53) Sipas Biden ju do të mbylleni me vite të tëra, kura do të jetë më problematike se sëmundja vetë, ndërkohë që mund të vijoni jetën normalisht mjafton të dilni duke qënë të kujdesshëm, të mbani maskën e të ruani distancën. Shumë shpejt do të kemi një vaksinë, por për mua kurat janë më efektive se vaksinat në fakt, dhe ne tashmë kemi trajtimet më të mira. Nën administrim tim do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish.”

 

Dy kandidatët në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, vijojnë fushatën e tyre në shtetin e Floridas që garanton 29 vota në kolegjin zgjedhor me 538 delegatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *