Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e fluturimeve të drejtpërdrejta mes dy vendeve, është quajtur një fitore nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

 

Presidenti Trup përmes një postimi në rrjetin social Tëitter thekson se të gjithë thoshin se nuk bëhej dot por kjo është një tjetër fitore.

 

“Të gjithë thoshin se nuk bëhej dot. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore.”

 

Në postimin e tij, Presidenti Trump falenderon Ambasadorin Robert O’Brien, këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Ambasadorin e SHBA në Gjermani, Richard Grenell.

 

Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *