Rezultatet e deritanishme në Pensilvani, Xhorxha dhe Nevada i kanë dhënë një dinamikë të jashtëzakonshme garës presidenciale, në një kohë kur numërimi i votave po shkon drejt fundit. Ish nënpresidenti Xho Bajdën kryeson me një diferencë fare të vogël në të tre shtetet që garantojnë 42 vota në kolegjin zgjedhor. Por presidenti Donald Trump deklaroi se fitorja bazuar në votat e ligjshme i takon republikanëve, duke theksuar se integriteti i zgjedhjeve është cënuar.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Nëse numëroni votat e ligjshme ne kemi fituar me lehtësi, nëse numëroini ato të paligjshmet atëherë flasim për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Ne ishim në avantazh në Miçigan, Uiskonsin dhe Pensilvani në natën e zgjedhjeve dhe papritmas avantazhi filloi të venitej. Numërimi i votave në Detroit dhe Filadelfia po kontrollohet nga makineria e korruptuar demokrate”.

 

Presidenti Trump tha  se përkundër parave të kompanive të mëdha teknologjike, parashikimeve të mediave dhe sondazheve për fitore të thella të demokratëve, republikanët arritën me sukses që të ruanin shumicën në senat, dhe dolën mirë në garat zgjedhore për vendet në Dhomën e Përfaqësuesve.

 

“Ne duam zgjedhje të ndershme, numërim të ndershëm. Do të ketë shumë padi gjyqësore për shkak të parregullsive dhe për shkak se ne nuk mund të kemi zgjedhje të vjedhura. Ndoshta kjo do të shqyrtohet nga gjykata më e lartë e vendit”.

 

Nga ana tjetër, kundërshtari demokrat, Xho Bajdën ka bëre thirrje për durim, qetësi dhe për numërimin e çdo vote.

 

JOE BIDEN ISH ZV/PRESIDENT I SHBA

“Është vullneti i qytetarëve ai që duhet të shpallë presidentin e SHBA, prandaj cdo votë duhet të numërohet. Kështu duhet të jetë. Demokracia nganjëherë është e ngatërruar, nganjëherë ajo kërkon durim. Por ky durim është shpërblyer për 200 vjet. Ky sistem i qeverisjes ka qenë zilia e botës”.

 

Megjithë pandeminë, paditë ligjore dhe retorikën e fortë politike, vëzhguesit e huaj të zgjedhjeve kane dalw me konkluzionin se nuk ka patur probleme sistematike apo manipulime nga asnjëra parti gjatë procesit të votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *