Presidenti Donald Trump së fundmi është shprehur se do të pranojë informata të dëmshme për kundërshtarin e tij gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2020, edhe nëse atovijnë nga një qeveri e huaj.

 

Trump përmes një interviste të dhënë për ABC Neës, ka mohuar se kjo do të llogaritej si ndërhyrje në zgjedhje.

 

“Ata kanë informacion. Mendoj se do ta merrja”.

 

I pyetur nëse ai mendonte se djali i tij duhet të kishte thirrur FBI-në kur mori një email të tillë në 2016, ai tha: “Më lini rehat, jeta nuk funksionon në këtë mënyrë”.

 

Megjithatë, presidenti më vonë tha se “ndoshta” do të kontaktojë FBI-në nëse atij iu ofrohet informacion dhe ai “mendoi se ka diçka të gabuar”.

 

Gjithahstu në fjalën e tij presidenti Trump hodhi poshtë shqetësimet se kjo do të përbënte ndërhyrjen zgjedhore nga një fuqi e huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *