Katër minutat e para të debatit mes presidentit Donald Trump dhe ish nënpresidentit Joe Biden ishin mundësia e vetme për t’i dëgjuar në qetësi argumentet e tyre. (efekte)

Më pas edhe vetë moderatori Chris Uallace e pati të vështirë të mbante nën kontroll situatën.

Çështja e parë që u hodh në diskutim ishte Gjykata supreme.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

 

 “Ne fituam zgjedhjet, kemi shumicën në senat dhe shtëpinë e bardhë. Unë nuk jam zgjedhur president për tre vjet, mandate im është katër vjeçar dhe kam të drejtë ta bëj këtë.”

 

Ndërsa kandidati Biden refuzoi të përgjigjej kur u pyet nëse do të përpiqej të zgjeronte numrin e gjykatësve.

 

JOE BIDEN

ISH-NENPRESIDENT I SHBA

 

“Presidenti i ka rrëmbyer popullit të drejtën për të zgjedhur ai nuk duhet ta bënte emërimin përpara zgjedhjeve.”

 

Sistemi shëndetësor, ekonomia dhe pandemia e koronavirusit ishin tema të nxehta që u shoqëruan me debat të ashpër, ndërpreje fjale, por edhe ofendime. Disa herë, Joe Biden përdori termat gënjeshtar, palaço, pusho apo mbylle gojën.

(efekte)

Ndërsa nuk munguan edhe momentet kur Uallace duhet të theksonte se ishte ai moderatori. (efekte)

 

Biden kritikoi presidentin për mungesën e maturisë dhe seriozitetit në premtimet për shpërndarjen sa më parë të vaksinës.

 

JOE BIDEN

 

“Të gjithë shkencëtarët flasin për një vaksinë të mundshme ndërsa ti e bën fakt të kryer, nuk u beson as shkencëtarëve të tu. ”

 

Por presidenti u shpreh se ka bërë një punë shumë të mirë në menaxhimin e pandemisë.

 

DONALD TRUMP

 

“Është faji i Kinës sepse nuk e izoluan virusin por e lanë të qarkullonte. Pastaj ti nuk mund ta dish se sa njerëz kanë vdekur në Kinë, Rusi, indi sepse nuk ti japin shifrat e sakta. Ti nuk do ta kishe mbyllur vendin të paktën edhe për dy muaj ndërsa unë e bëra herët. Bëmë një punë fantastike, siguruam maskat, ventilatorët, terapitë, së shpejti vaksinën. Ti nuk mund ta bëje këtë punë, nuk e ke në gjak.”

 

Diskursi i shoqëruar me ndërprerje, e komente të bëra njëkohësisht nga të dy kandidatët, shpesh e bëri të pamundur të kuptohej argumenti i njërit apo tjetrit kandidat.

Dy debatet e tjera do të mbahen më 15 dhe 22 tetor në Florida dhe Tenesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *