Presidenti i amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish mediat. Shefi i shtëpisë se bardhe e quajti CNN ne nje postim ne rrjetet sociale një grumbull mbeturinash.

 

“Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur kur shoh që CNN më në fund është ekspozuar si #FakeNews dhe gazetaria e mbeturinave.”

 

Historia qe shkaktoi zemërimin e Trump lidhet me qëndrimin e dy gazetareve te cilët kishin thëne se presidenti ishte nje maniak i sëmure dhe se shtëpia e bardhe ishte përpjekur ti shantazhonte.

 

Ndërkohe komentet e presidentit ne Twiter  u dënuan nga demokratët por edhe republikanët.

 

Trump ka mbrojtur edhe përdorimin e mediave sociale: “Përdorimi im i mediave sociale nuk është presidenciale, është nje mënyre moderne per te komunikuar me qytetaret.” Donald Trump shton gjithashtu se mediat sociale i kanë dhënë mundësinë për tu lidhur drejtpërsëdrejti më publikun, duke anashkaluar mediat kryesore, të cilat ai i akuzon se prodhojnë “lajme të rreme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *