Pak javë përpara zgjedhjeve presidenciale, më shumë se 18 milionë amerikanë tashmë kanë votuar në procesin e parakohshëm që përfshin atë në vendvotime apo me postë. Ndërkohë beteja elektorale mes dy kandidatëve vijon në shtetet kyçe për votat e kolegjit zgjedhor.

 

Mbrëmjen e së enjtes, kur duhet të mbahej debati i dytë presidencial tashmë i anuluar, presidenti Donald Trump dhe kundërshtari demokrat Joe Biden, diskutuan për rreth një orë në rrjete të ndara televizive. Tema më e nxehtë ishte sërish pandemia dhe menaxhimi i saj. Trump mbrojti reagimin e tij ndaj pandemisë, ashtu edhe sjelljen e tij personale.

 

“Hej unë jam presidenti, duhet të shikoj njerëz, nuk mund të qëndroj në një bodrum duhet të bëj punën time, në shtëpinë e bardhë kryhen shumë testime cdo ditë dhe për më tepër, unë nuk kam asnjë problem me maskën. Por është e paqartë sesa efektive është ajo sepse një % e madhe e atyre që mbajnë maskën në fakt janë infektuar.”

 

Ndërsa Joe Biden fajësoi presidentin republikan për fshehjen e vdekshmërisë së virusit.

 

“Ai tha se nuk i tregoi askujt sepse kishte frikë se amerikanët do ti kapte paniku. Amerikanët nuk panikohen. Ai u kap nga paniku. ”

 

Seancat konfirmuese të Senatit për gjykatësen Amy Coney Barrett, morën përgjigje të kujdesshme nga të dy kandidatët. Ndërkohë beteja elektorale vijon intensivisht në Florida, Pensilvani Ajova dhe Ohajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *