Trump ka akuzuar sërish Kinën për çështjen e koronavirusit.

Ai tha se administrata e tij po e heton me detaje atë që po ndodh aktualisht.


DONALD TRUMP


PRESIDENT I SHBA

“Ne po bëjmë hetime shumë serioze … Ne nuk jemi të kënaqur me Kinën sepse e besojmë që e gjitha kjo mund të ishte ndalur që në burim të infeksionit. Mund të ishte ndalur shpejt dhe sot nuk do të ishte përhapur në të gjithë botën”

I pyetur për faturën financiare të Gjermanisë drejtuar Kinës për dëmet që ajo i ka shkaktuar ekonomisë së vendit, Trump tha se fatura e shteteve te bashkuara është disafish më e lartë se sa ajo e Berlinit, megjithëse nuk është përcaktuar.  

SHBA-të janë vendi më i goditur nga Covid19. Mbi 1 milionë njerëz janë infektuar dhe gati 57 mijë kanë humbur betejën me sëmundjen. Por covid 19 ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi dhe mijëra njerëz kanë humbur punën e tyre, duke detyruar shumë shtete të rihapin bizneset dhe t’i rikthehen normalitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *