Punëtorët francezë kanë pushtuar rrugët në ditën e 13 të grevës kombëtare që ka goditur rëndë transportin, bizneset, arsimin, shërbimin shëndetësor si dhe ka anuluar planet e mijëra turistëve që planifikonin të kalojnë festat në Paris. Kryeministri i vendit, Edouard Philippe ftoi sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve në takime që do të nisin këtë të mërkurë.

 

Një ditë më parë, ministri francez për reformën e pensioneve dha dorëheqjen për shkak të një konflikti interesi dhe poste të padeklaruara prej të cilave përfitonte 13 paga të majme shtesë përveç asaj të Ministrit në qeverinë e Emmanuel Macron, duke i dhënë një tjetër goditje presidentit. Jean-Paul Delevoye, Komisioneri i Lartë për Pensionet, ishte një nga aleatët më të besueshëm të Macron dhe një nga ata pak anëtarë me përvojë në kabinet. Dorëheqja e tij, vjen në një moment kritik pasi qeveria është e bllokuar në përballjen me sindikatat lidhur me planet për rregullimin e sistemit të pensioneve. Sindikatat kanë thënë se do të shtojnë protestat nëse qeveria nuk tërhiqet nga reforma. Pjesa më e madhe e rrjetit hekurudhor të Francës vijon te jete e bllokuar ndërsa kaosi i trafikut vazhdon në të gjithë vendin.

 

Organizatorët e grevës janë duke shpresuar për një përsëritje te skenarit të vitit 1995, kur ata detyruan qeverinë e qendrës së djathtë të tërhiqte reformën e pensioneve pas tre javësh grevash në metro dhe hekurudha pak para Krishtlindjes. Disa universitete, përfshirë Sorbonne në Paris, kanë shtyrë provimet e fundvitit.

 

Më shumë se 600, kanë kërcënuar me dorëheqje, ata kërkojnë nga qeveria franceze rritjen e financimeve në sektorin shëndetësor ndërkohë që mijëra prej tyre kanë dale në rrugë në të gjithë vendin, të organizuar me sindikatat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *