Të gjithë skenaret intrigantë të Kris Jenner, për të manipuluar xhirimet në “Keeping Up with the Kardashians” duket se u janë kthyer mbrapsht. Radar Online bën me dije se gjithçka është e kotë, pasi vlerësimet pozitive të këtij show, kanë rënë në pikën e tyre më të ulët, që nga momenti kur është shfaqur për herë të parë.
Operacioni i Kim Kardashian për t’i mundësuar, që të bënte një fëmijë të tretë, dhe ekzaminimi i pjesës së legenit të saj, ishin kryefjala e javës së kaluar, por nuk patën rezultatin e shpresuar. Sipas Radar Online, episodi për shtatzaninë e Kim solli vetëm 1.16 milionë njerëz para ekranit.
KUWK, që dikur kapte 3 milionë njerëz për episod, po sjell gjithmonë e më pak spektatorë dhe nuk dihet sa mund të vazhdojë, pavarësisht përpjekjeve thuajse të dëshpëruara të Kim dhe Kris. Të jetë ky fillimi i fundit të perandorisë Kardashian?