Një prift grek u arrestua këtë të premte, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur. 37-vjeçari, i cili është baba i tre fëmijëve shërben në një kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës.

 

E abuzuara 17-vjeçare ka treguar para hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite, deri në momentin që gjeti forcën ta denonconte.

 

Prifti ka mohuar akuzat, por autoritetet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.

 

Disa prej banorëve u shprehën të befasuar nga ky skandal.

 

“Prifti është njeri shumë i mirë, i ndihmonte fëmijët. Ne nuk i besojmë ato që thonë për të. Ai është një njeri i madh. U befasova nga ajo që dëgjova”, u shprehën disa prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *