Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka tronditur opinionin me rrëfimet e saj së fundmi lidhur me dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishin bashkë.

Ajo zbuloi se ka qenë viktimë e dhunës prej vitesh, teksa në Suedi. Ish-partneri i saj ka mohuar publikisht deklaratat, por pas kësaj Drenusha ka publikuar pamjet, ku shfaqet me sy të nxirë e të ënjtur.

Lexo edhe :

Related Posts

Këngëtarja e hitit të dikurshëm “Pasoja dashurie” ka treguar se disa nga këto imazhe janë realizuar në Sarandë gjatë pushimeve, kur ai e kishte rrahur një ditë parë ditëlindjes së vajzës.

Ish-misi i Kosovës ka treguar se e ka denoncuar burrin për dhunën e shkaktuar ndaj saj.

Latifi ka treguar se ajo është në proces gjyqësor më burrin e saj dhe janë divorcuar prej afro një viti.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *