Administratori i Vllaznisë, Suad Lici është vënë në shënjestër këtë të diel nga njerëz të paidentifikuar, të cilët kanë vendosur një sasi eksplozivi në makinën e tij.

 

Referuar njoftimit të policisë, Lici e ka parë në kohë tritolin dhe për fat të mirë nuk ka plasur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhija” pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, ku administratori kishte parkuar mjetin e tij tip “Benz”.

 

Sapo e ka pikasur ekplozivin, Suad Lici ka njoftuar menjëherë policinë. Pritet që drejt vendngjarjes të shkojnë edhe ekspertë nga Tirana për të hapur pakon e mbështjellë me natriban.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *