Në kuadër të operacionit policor “Motivi”, Policia ka vënë në pranga Jeton Lami (31 vjeç), Florin Domi (30 vjeç) dhe Flogert Mezhika (34 vjeç), ndërsa për E. L. (31 vjeç) është shpallur kërkimi për shpërthimin me tritol të vendosur në zonën e Kamzës në një lokal.
Mes të arrestuarve bie në sy Jeton Lami, ish-efektivi i policisë, i cili më parë ishte arrestuar për rolin e tij si shofer dhe shoqërues i Ervis Martinajt, i njohur si “Mbret i lojërave të fatit”. Lami u dënua me 2 vite e 10 muaj burg për shpërdorim detyre, por pjesën më të madhe të dënimit e ka shlyer me kohën e kaluar në paraburgim. Ai njihet si personi i fundit që ka parë Martinajn para se ky i fundit të shpallej i zhdukur, ngjarje e dokumentuar nga pamjet filmike në një hotel në Durrës.
Mes dy kunetërve që kishin biznesit, ku u vendos tritoli, dhe autorëve dyshohet se mund të ketë patur përplasje, dhe kjo ka çuar në vendosjen e lëndës shpërthyese në objektin e tyre si formë presioni për një shumë prej 500 mijë eurosh.
Hetimet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e të tjerëve të përfshirë vazhdojnë, ndërsa materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejsh
/vizionplus.tv





