Një shpërthim i fuqishem eksplozivi u shënua mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të durrësit.

 

Ngjarja ndodhi rerth orës 22:35 në zonën e ish-kënetës, në lagjen 17. Një sasi tritoli dyshohet se u hodh nga persona te paidentifikuar, në banesën e punonjeses së policisë, Ornela Buraku.

 

Lënda plasëse u hodh në afërsi të automjetit të saj, i cili ishte i parkuar brenda murit rretheus te shtepise.

 

Nga shperthimi u demtua makina si dhe u shkaktuan dëme te tjera materiale.

 

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me detyren, nderkohe qe hetuesit sekesutruan pamjet e disa prej kamerave te sigurise ne zone.

 

Gjate momentit te shperthimit, efektivja e policise ishte ne banesen e saj se bashku me prinderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *