Rikthehen shpërthimet me tritol në qytetin e Elbasanit.

 

Një lokali në rrugën “Rinia” në Elbasan gjatë natës i është vënë tritoli, shpërthimi i te cilit ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Persona ende të paidentifikuar pasi vendosën 200 gr lëndë plasëse në ambientet e jashtme, duke përfituar edhe nga errësira u larguar pa lënë gjurmë.

 

Ishte ora 4:00 kur banorët e zonës, dëgjuan shpëtimin nga i cili fatmirësisht nuk pati te lënduar, pasi nuk kishte njerëz brenda në atë moment.

 

Policia bën me dije se pronari i lokalit, është ish efektiv i policisë kriminale. Kjo ka bere qe dyshimet e para te hidhen mbi konfliktet e mundshme te tij për shkak te detyrës

 

Ndërkohë pjesa e pashpërthyer e tritolit është çaktivizuar nga forcat e Njësisë antieksploziv, qe ishte vendosur në ambientet e jashtme të lokalit.

Policia e Elbasanit po punon për te identifikuar për autoret e vendosjes se eksplozivit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *