Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu akuzoi kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin se tentoi të provokonte qëllimishitë protestuesit e opozitës në Përmet.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu duke u ndalur tek takimi elektoral I kryeministrit Rama në Përmet deklaroi se kreu I qeverisë hyri i maskuar në qytet me qëllim që t’I shmangej zëmërrimit të popullit.

 

Sipas Shehut, Rama arriti 90 minuta me vonesë në Përmet ndërsa qytetarët e kishin braktisur takimin e tij elektoral.

 

“Rama hyn ne Permet i maskuar! Termet Peci fsheh Ramen midis makinave te militanteve te Tepelenes per tju shmangur zemerimit te popullit te Permetit. Peci per te terhequr vemendjen e popullit te Permetit, qe protestonin tentoi qellimisht te provokonte, nderkaq Rama kaloi ilegalisht e i fshehur. Sot Rama arriti ne panik ne Permet me 90 minuta vonese se sheshi ishte me karrike bosh, derisa u cfaqen militantet e PS nga Tepelena, Memaliaj, Kelcura e jashte Qarku dhe ai i fshehur midis tyre, nen “garancine” e Termetit. Nje numer gjigand policesh e armesh ne makinat e tyre nuk mjaftuan per te siguruar Ramen aty. Populli i Permetit, me vlera te pa llogariteshme, sot fitoi perseri”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *