Subscribe

Shija e orientit të largët nga kjo fundjavë vjen në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Novela e japonezit Jasushi Inoue dramatizuar për skenën teatrale nga Suela Bako e Anxela Çikopano rrëfen një trekëndësh dashurie vetëm përmes tre letrave.

 

Regjisorja rrëfen se ka kërkuar regjisor për këtë vepër të cilën e ka adhuruar prej kohësh, por përshtatja në skenën teatrale ishte një sfidë që zgjodhi ta merrte vetë përsipër.

 

Në rolin e Misugit, burrit që gjendet mes tri grave ka zgjedhur Romir Zallën, bashkëshortin e saj.

 

Në skenë, përveç çiftit Bako e Zalla ngjiten edhe aktorja Anila Muçaj e violinistja Elona Islamaj. Pasi “Tri gra dhe Misugi” sjell shijen dhe ngjyrat e orientit përmes muzikës, skenografisë dhe kostumografisë.

 

“Tri gratë dhe Misugi” do të vijë për publikun nga kjo fundjavë në sallë Gëte të Teatrit “Eksperimental”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *